Jorida Tabaku: Dhuna e patolerueshme, goditja ndaj Berishës akt i shëmtuar

Reagimet pas sulmit të ndodhur në protestën e ditës së ndaj kreut të PD Sali Berisha kanë qenë të shumta.

Jorida Tabaku e konsideron si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm.

“Politika duhet të largohet nga kultura e dhunës, goditjes së kundërshtarit dhe t’i hapë rrugë argumentit, debatit mbi idetë dhe bindjet.”, thotë ajo.

Postimi i plotë:

Gjuha e dhunës, urrejtjes nuk duhet të këtë vend më politikë! Goditja ndaj Sali Berishës është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm! Ne mund të kemi mendime te ndryshme, mund të veprojmë ndryshe në politikë por dhuna është e patolerueshme.

Shprehjet e dhunës fizike dhe verbale, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë! Politika duhet të largohet nga kultura e dhunës, goditjes së kundërshtarit dhe t’i hapë rrugë argumentit, debatit mbi idetë dhe bindjet. Sa të kem mundësi e fuqi do të promovoj këtë model në poltikë.