Von del Leyen: Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra, të jetojmë jetët tona së bashku
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e mbajtur në Tiranë tha se mbështetja e BE për rajonin vjen nga zemra.
Ajo u shpreh se ishte një përvojë fantastike mikpritja.
Por nuk la pa iu përgjigjur dhe fjalës së Ramës ku shprehi gadishmërinë për të dhënë jeton për to.
Leyen tha “Ju e thatë si mikpritës se do të ishi të gatshëm të jepnit jetën për ne, ne nuk dum jetën, ne duam të jetojmë jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku.”
Von del Leyen: Ka qenë përvojë fantastike që të ishim këtu në Tiranë. Jeni një mikpritës i shkëlqyer. Nuk besoj se do ta harrojmë ndonjëherë atë mirpritjen e shkëlqyer, momentin kur bëmë fotografinë në grup si dhe shfaqjen qoftë tradicionale dhe bashkëkohore e shkëlqyer, fantastike ta shihnim këtë gjë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ju e thatë si mikpritës se do të ishi të gatshëm të jepnit jetën për ne, ne nuk dum jetën, ne duam të jetojmë jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku. Pra faleminderit shumë për këtë samit të mrekullueshëm.
