Charles Michel: E ardhmja më e sigurt me Ballkanin Perëndimor në BE
Charles Michel, President i Këshillit Evropian gjatë fjalës së tij në konferencë në Tiranë tha se e ardhmja do të jetë më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian.
Michel u shpreh se të gjithë kemi detyrat tona për të realizuar në këtë rrugëtim.
Charles Michel: Kam emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian. Të gjithë kemi detyrat tona për të realizuar. BE duhet të përforcojë kapacitetin e tij për tregun e përbashkët, marrëveshja roming është një hap përpara. Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo ka pasur pasojë të rënda në fushën e energjisë. Është e rëndësishme të kemi një paketë për BP për të sfumuar këto pasoja, për të ndihmuar BP. Bashkëpunimi më Ballkanin perëndimor është konkret. Ne e dimë që duhet të merren vendim shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një moment tronditës për të gjithë botën, Covid, lufta dhe duam të dimë se cilin model duam të zgjedhim.
