Sulmi ndaj Berishës, liderët e BE-së në samit e mësuan lajmin, ende s'ka reagim
Ndërsa në protestë ndodhi incidenti i goditjes me grusht të ish kreut të PD-së në “Air Albania” komisioneri për zgjerimin e BE-së mbajti konferencë për median së bashku me Ballukun.
Por a e kanë mësuar liderët e BE-së incidentin?
“Lajmi ka mbërritur. Liderët e BE-së mësuan lajmin për goditjen e kryetarit të PD-së. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë koment, veç përfaqësuesve të Shqipërisë.
Ministrja Belinda Balluku dhe Majlinda Bregu reaguan duke shprehur keqardhjen. Bregu bëri thirrje që të shmanget dhuba politike në çdo formë” raporton Isa Myzyraj gazetari i Ora News.
Ai ka ndjekur zhvillimet e samitit, ndërkohë që mësohet se do të dalë në një konferencë për median presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Joseph Borrell deklaroi se Kosova dhe Serbia kanë në tryezë propozimin e Gjermanisë dhe Francës për dialogun.
Foto: Isa Myzyraj





