Berisha për deklaratën e SHBA-ve për goditjen e tij: Nuk kam koment, përsëris atë që thash në miting

Nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është organizatori i sulmit ndaj tij ditën e sotme në protestë.

Ai tha se nuk ka asnjë koment lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA-ve që dënoi dhunën ndaj tij duke shtuar se ndërkombëtaret kanë mbështetur korrupsionin e Ramës.

Berisha: Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve edhe pse do të qëndrojë duart jashtë. Nuk kam një koment për ambasadën e SHBA-ve. Në betejën kundër opozitës kam ato fjalë që thash në miting dhe do t’i them edhe më fuqishëm përdorim i korrupsionit të Ramës dhe Sorosit për të ndihmuar Edi Ramën është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Ky është qëndrimi im i palëkundur.

Poll