Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon Gazment Bardhi: Akt burracak i Ramës, nuk tremb dot askënd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 14:30
Gazment Bardhi ka reaguar për sulmin e bërë ndaj Berishës nga një 31 vjeçar ditën e sotme në protest.
Bardhi thotë se është një “Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd”.
“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit.”, shkruan ai në Twitter.
