Basha: Dënoj dhunën ndaj Berishës, tregues i një vendi pa drejtësi dhe liri, të hetohet

Edhe pse prej më se një vit kundërshtarë brenda partisë, Lulzim Basha e ka dënuar sulmin ndaj Sali Berishës sot në bulevard gjatë protestës së opozitës.

Basha shkruan se ngjarja duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht dhe se dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje.

Basha: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.