PRIMARET/ PD voton! Anëtarë e simpatizant zgjedhin kandidatët e bashkive për zgjedhjet e 14 majit

Sot anëtarët e Partisë Demokratike dhe simpatizantë të saj  do të votojnë kandidatët e tyre të preferuar që më pas do të përfaqëojnë këtë parti në zgjedhjet vendore më 14 maj.

Kjo është një risi për PD pasi për herë të parë do të zhvillojë një proces të brendshëm zgjedhor nga ku do të zgjedhë dhe kandidatët e saj përfaqsues ër zgjedhjet e 14 majit.

Në këtë garë ka kandidat të propozuar dhe të vetëpropozuar. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacione Elektorale, gjatë këtyre ditëve mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e dërguara, për kandidatët e propozuar apo të vetëpropozuar.

Kandidatët  që kanë marrë miratimin e Kryesisë dhe do të garojnë për primare.

Beteja më e fortë konsiderohet në kryeqytet, ku përballja do të jetë mes 7 kandidatësh, mes tyre Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani, Julian Deda, Fatmir Merkoci, Enkelejda Fejzo, Adriana Kalaja.

Në degën e PD-së së Korçës janë rreth 4000 votues dhe do të ketë dy qëndra votimi. Kandidatët  për Korçën janë tre:

Gjergji Gjata

Entela Dvorani

Ledina Alolli.

Në Devoll janë rreth 2200 votues dhe do të ketë 2 qëndra votimi. Kandidatët në këtë degë janë:

Elvis Hajdërlli

Vojsava Bregu

Xhensila Kapo

Arben Miza në Devoll është tërhequr nga gara.

Në degën e PD-së Pogradec janë rreth 1000 votues dhe do të ketë një qëndër votimi. Kandidatët në ketë degë janë:

Olgert Muçllari

Zini Tollozhina

Në degën e PD-së Maliq janë 2400 votues dhe dy qëndra votimi , një në Maliq dhe një në Pojan. Kandidatët e kësaj dege janë:

Alfred Berberi

Alfred Xega

Në degën e PD- së Kolonjë janë rreth 900 votues dhe do ketë një qëndër votimi. Kandidati i vetëm në këtë degë është Et'hem Lumani dhe në këtë degë  vota do të jetë  pro ose kundër .

Në degën e Pd-së Durrës kandidatët janë:

Igli Cara 

Armand Dervishi

Në garë për primaret në Bashkinë Lezhë janë:

Maks Kola

Salvador Kaçaj

Pashk Gjoni

Ergin Mataj

Në degën PD-së të Vlorës janë rreth 1365 antarë me të drejte vote.

Gjithashtu jane rreth 400 simpatizant të PD Dega Vlorë që do të votojnë për tre kandidatët.

Alta Haluci

Nada Daullja

Hysni Sharra

Në Fier janë rreth 4 mijë votues dhe votohet për kandidatët:

Ermal Hamataj,

Edvar Kodheli

Denisa Muçaj

Artur Mahmutaj

Albano Zhapaj

Në Patos janë rreth 1100 votues dhe votohet për kandidatët:

Ardian Rama

Gazmend Halimi

Sofie Alushaj

Në  Roskovec janë rreth 800 votues dhe votohet për kandidatët:

Dhurata Malko

Nazar Plaka

Nerdit Hazizaj

Në  Mallakastër  janë rreth 800 votues  dhe votohet për kandidatët:

Resmi Shanaj

Neim Begaj

Në Lushnje kandidojnë:

Eduard Sharka

Erjon Kercuku

Kandidati  Erjon Iljazi është tërhequr nga gara.

Në degën e Partisë Demokratike Berat votohet për kandidatët:

Zija Ismaili

Sazan Guri

Klejdi Spahiu

Në bashkinë Has garojnë 3 kandidat:

Bledar Man Lushi

Miftar Tahir Dauti

Nazlie Selim Laçi

Qëndrat e votimit janë hapur prej orës 8:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 18:00.

PRIMARET/ PD voton! Anëtarë e simpatizant zgjedhin kandidatët e


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.