Vrasja e Briken Sanaj te "Kodra e Diellit", në kërkim njëri prej vëllezërve Kola, u largua jashtë 2 ditë pas ngjarjes

Gjykata e Tiranës ka pranuar  kërkesën e prokurorisë për shpalljen në kërkim të autorit të dyshur të vrasjës së Briken Sanajt në zonën e "Kodrës së Diellit" në Tiranë, ngjarje e ndodhur me 30 tetor.

Bëhet fjalë për shtetasin Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, autori i dyshuar i vrasjes.

Vrasja e Briken Sanaj te "Kodra e Diellit", në kërkim

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndaj tij është marrë masa "arrest në burg" në mungesë pasi sipas verifikimeve autori i dyshuar nuk ndodhet në Shqipëri.

Familja Kola në Lezhë prej 10 vitesh kanë qenë në konflikte me familjen Sanaj.

Efektivët e policisë pak ditë më parë kanë shkuar për të bërë urdhër ekzekutimin e masës në banesën e familjes në zonën e Shëngjinit në Lezhë, por nuk kanë gjetur asnjë prej personave të dyshuar.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autori i dyshuar i vrasjes, Vladimir (Valmir) Kola, ka dalë nga Shqipëria 2 ditë pasi ngjarja ka ndodhur.

Tashmë emri i tij do ti dërgohet pikave kufitare dhe aeroporteve me qëllim arrestimin e tij.

Po ashtu gjeneralitetet e tij i janë dërguar edhe Interpolit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.