Rrugët “e shqyera” të Vlorës, punimet e dobëta dëmtojnë shumicën e akseve rrugore

Punimet e dobëta në shumë rrugë të Vlorës, kanë sjellë dëmtimin e këtyre të fundit, pak kohë pasi kanë përfunduar. Qytetarët atje shprehen të shqetësuar për këtë situatë, pasi sipas tyre edhe lëvizja në to është e rrezikshme.

Këto janë pamje të rrugëve të Vlorës.

Gropa në asfalt, të çarat dhe devijimet e bëjnë lëvizjen e rrezikshme.

Qytetarët atje thonë se shkatërrimi i rrugëve pasi rregullohen, janë një problem i vazhdueshëm.

 “Niset për tu bër investim, por nuk bëhet investim. Këtu para dy vitesh thanë që do mbushej rruga, e prenë e lanë, hapën disa gropa i mbushën me zhavor dhe ikën. Lekët i morën, normal, sepse çdo rrugë është bërë brenda tenderit,” thonë ata.

Thonë se edhe rikonstruktimet e rrugëve janë pa cilësi.

 “I kanë bërë punimet pa cilësi, vija vija.

 Në disa lagje s’kan bërë asgjë,” thonë ata.

Në këto rrugë qytetarët tregojnë se institucionet hedhin një shtresë çakulli për sy e faqe, e cila me shiun e parë të vjeshtës shkatërrohet sërish, duke lënë veç gropa në rrugë

 “Ku të shkosh, ku të ankohesh? Me punën time do tallesh ti.

Lagja Çolaj ku banoj unë është copë copë. Ka me vite të tëra, kalojnë makinat e rënda, nga shiu mbushen gropat me ujë,” thonë banorët.

Përfaqësues të bashkisë së Vlorës e pranojnë këtë fenomen, duke thënë se sistemi i ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në qytet, është tepër i dëmtuar, ndaj duhen ndërhyrje të herë pas hershme.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.