Tiranë: Rruga "Ibrahim Brahja" me gropa, prej 8 vitesh s'ka parë asnjë investim
Banorët e rrugës “Ibrahim Brahja” në Tiranë thonë se investimi i fundit që është bërë në rrugën ku ata kalojnë para 8 vitesh
“Kur ishte Lulzim Basha në bashki e shtroi rrugën por shiko tani”
Sot veç amortizimit që shkakton probleme në qarkullim komuniteti vuan edhe përmbytjen.
“Kur bie shie e gjitha mbushet me ujë. Kanalet e bllokuara. Madje dhe në shtëpi hyn uji"
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Pronarëve të automjeteve, kjo situatë u rëndon shumë edhe financiarisht.
Kërkesave dhe ankesave të banorëve autoritetet u përgjigjen vetëm për fushatë, e më pas thonë se humbasin pa ndryshuar asgjë.
Banorët tregojnë se ky aks dikur ka qenë i shtruar me kalldrëm, dhe nuk kanë pasur problem përveç periudhës së fundit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
