Briken Sanaj u ekzekutua nga vrasës me pagesë, 8 të shoqëruar për atentatin tek "Kodra e Diellit"
Policia e Tiranës duket se është pranë zbardhjes së vrasjes së Briken Sanajt. Autorësia e atentati I ndodhur më 30 tetor tek kodra e diellit është zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe automjeti I përdorur në ngjarje. Dyshimet e policisë janë se ngjarja ka motive hakmmarje pasi i vëllai i viktimës ka qënë i përfshirë në një konflikt në Lezhë disa vite më parë.
Automjeti i përdorur në vrasjen e Briken Sanajt si dhe kamerat e sigurisë në segmentet rrugore ku kanë lëvizur autorët kanë ndihmuar policinë në zbardhjen e ngjarjes. Atentati ndodhi tek Kodra e diellit" 30 tetorit 2022.
Sipas burimeve të sigurta të enjten, 17 nentor 2022, ka nisur edhe shoqërimi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës 8 i personave mes të cilëve dyshohet se është edhe autori i vrasjes bashkë me ndihmësit ndërsa në kërkim policor është shpallur një person.
Kontrollet janë përqendruar edhe në Lezhë në qytetin ku dyshohet se familja Sanaj ka konflikte të mbartura me një familje atje.
Ashtu siç ka raportuar më heret Ora News, me datën 1 nëntor një përfaqësi nga drejtoria e Tiranës ka udhëtuar drejt Kosovës ku kanë marrë në pyetje personin që disponote automjetin tip Rexhina ku ka treguar se atë mjet e ka shitur tek disa shtetas shqiptar.
Nga verifikimet e kryera në kamerat e sigurisë së pikën e Morinës automjeti ka hyrë në Shqipëri me targa kosovare e disa ditë para ngjarjes.
Po ashtu natën e vrasjes në afërsi të ambientit ku po zhvillohej edhe dasma ku ndodhej viktima Briken Sanaj, policia ka pikasur disa lëvizje të dyshimta në një lokal aty pranë.
Sipas të dhenave besohet se breda lokalit ka qënë autori i ngjarjes i shoqëruar me disa persona në tavolinë, ku pas interesimit të policisë kamerat kanë rezultuar të fikura në sistem dhe pas disa orësh janë rindezur sërish.
