Largimet në polici, Sindikata: Të rishikohen pagat. Të mos neglizhohet testi i drogës
Fenomeni i largimeve masive nga vendi ka prekur edhe Policinë e Shtetit. Kreu i sindikatës Sadetin Fishta thotë se 1 muaj më parë në polici ishin 460 vende bosh. Por ky numër pritet të rritët pasi shumë prej punonjësve janë në prag pensioni
Largimet masive nga Shqipëria duket se kanë prekur edhe policinë e shtetit. Sipas shifrave deri 1 muaj më parë në organikën e policisë së shtetit kanë qenë 460 funksione të lira, kryesisht në sektorin e patrullës së përgjithshme.
Me fillimin e punës së 246 studentëve të rinj më 1 nëntor kjo shifër u reduktua me 214 vënde të lira pasi efektivat e rinj u emëruan në vendet vakante.
Sindikata e Punonjësve të Policisë thotë se me daljet në pension apo me lirimet nga detyra numri për pozicionet e lira pritet të rritet.
Kreu sindikatës e ka parë si shqetësim numrin e lartë të punonjësve të përfshirë në vepra penale. Sipas tij Agjencia e Mbikqyrjes Policore duhet të zgjerojë kontrollin si dhe të riktheje sërisht testin e drogës.
Një sugjerim i sindikatës për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku me qëllim parandalimin e implikimit të efektivave në aktivitet të paligjshëm është që çdo punonjës i nivelit zbatues të këtë rrogën minimale duke filluar nga 80 mijë lek të reja. Kreu i Sindikatës ka ankesa edhe për qeverinë pasi sipas tij organet kopetente duhet të shohin edhe moshën e pensionit në policinë e shtetit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
