Eljo Bitri, i dyshuar dhe për hedhjen në erë të shtëpisë së Talo Çelës

Eljo Bitri, i dyshuar dhe për hedhjen në erë të
Eljo Bitri dhe Talo Çela

Në dëshminë e gjatë që Nuredin Dumani ka dhënë në SPAK, ka treguar edhe për planin e vrasjes së Florenc Çapjas në Elbasan dhe planin e shkatërrimit me tritol të banesës së Talo Çelës.

Në 5 nëntorin e vitit 2020 në Elbasan vendoset 2.8 kg lëndë shpërthyese në vilën e Talo Çelës në Elbasan.

Personi që ka vendosur sasinë e tritolit ka qenë pikërisht, Eljo Bitri, për të cilin policia shqiptare njoftoi sot se është arrestuar në Holandë.

Eljo është vëllai i Lulzim Bitrit, që mbeti i vrarë në Tetor 2021 së bashku me Ardjan Çollakun në Elbasan.

Eljo Bitri dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, dajës së tij, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018.

Sipas Dumanit ishte pikërisht shoku i tij, Eljo Bitri, ai që i vuri tritolin Talo Çelës në banesën e tij, duke sjellë shkatërrimin pjesërisht të katit të parë.

Eljo Bitri, në atë kohë nuk mundi të arrestohet, ndërsa pati dyshimin e policisë së Elbasanit se ai mund të ishte njëri nga autorët.

Shtëpia ndodhej 150 metra larg vendit ku u ekzekutua vëllai i Talos, Bujar Çela.

Mirëpo, e gjithë tentativa për t’i hedhur në erë Talo Çelës, erdhi pasi ky i fundit tentoi të vriste Florenc Çapjen, plan i cili mbeti në tentativë.

Njëherazi Talo Çela dyshohet se siguroi mjete për të vrare Sokol Sanxhaktarin, ashtu si edhe i kërkuari tjetër Florenc Çapja që bëri të njëjtin plan, por nuk e realizoi dot.

Në maj të këtij viti, SPAK zbërtheu fijet e krimit të organizuar në vend.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.