Sulmi kibernetik: Hakerat iranianë synonin paralizmin e Tatimeve dhe Doganave

Prokuroria shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë kanë arritur në përfundimin se synimi i hakerave që kryen sulmin kibernetik ka qenë paralizimi i shërbimeve të tatimeve e doganave madje i gjithë shërbimeve publike në Shqipëri. Ata kanë pasur si synim edhe fshirjen e informacioneve nga databaza shtetërore por mesa duket pasi nuk e arritën këtë, nisën publikimin e të dhënave personale të qytetarëve dhe zyrtarëve shtetërorë.

Hetimi disa mujor i Prokurorisë Shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, ka arritur në konkluzionin se sulmi ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-t është i ndarë nga nga sulmi ndaj sistemeve kompjuterike të Ministrisë së së Brendshme, TIMS, ndonëse kanë të njëjtën tipologji dhe vijnë nga i njëjti burim.

Sipas hetuesve goditja kibernetike ndaj strukturës së AKSHI-t ishte nje sulm i mirëorganizuar me burim iranian dhe kishte si qëllim shkatërrimin e sistmeve qeveritare që do të sillte penalizim të sistemit financiar, tatimor doganor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndalimin e ofrimit të shërbimeve publike online për qytetarët dhe bizneset për vite me radhë derisa çdo sitem te ringrihej nga e para.

Fshirje e çdo sistemi a te dhënave elektronike të ndodhura në to. Pamundësi të marrjes së sherbimeve ne subjekte private si pasojë e shkatërrimit të sistemit qeveritar.

Sipas prokurorisë sulmuesit pasi kanë dështuar të sulmojnë drejtpërdrejtë AKSHI-n kanë përdorur vunerabilitetin e sistemit administrata.al.

Prokuroria vëren se kontrata me anë të së cilës është implementuar sistemi administrate.al nuk ka patur asnjë përfaqësues nga AKSHI për ndjekjen dhe zbatimin e saj.

Ne dosje thuhet se bazuar në raportin perfundimtar të investigimit rreth sulmit kibernetik te 15 korrikut 2022 të dorëzuar nga Microsoft DART si dhe në Draft raportin përfundimtar të Agjensisë partnere të investigimit sistemi administrata.al është identifikuar si pika e hyrjes në infastrukturën e brendshme.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.