"1 orë ujë në dy ditë", boshnjaket e Shijakut ngrihen në protestë: Na diskriminojnë
Gra përfaqësuese të komunitetit boshnjak në Borakë të Shijakut, thonë se furnizohen me ujë vetëm një orë në mesnatë në harkun e dy ditëve. Ato thonë se po diskriminohen nga drejtuesit e ujësjellësit të cilët i akuzojnë për afera
"Jemi një lagje e vogël në Sukth. Uji na vjen një herë në 48 orë, natën," ky shqetësim nxorri në protestë gratë e fshatit Borakë të Bashkisë së Shijakut që thonë se po diskriminohen për shkak minoritetit boshnjak në vendin tonë.
"Nuk na duan se jemi maxhirianë. Ka inat një në lagjen tonë ai, dhe nga një thotë të gjithë do ti mbaj pa ujë.
Kam 20 vjet martesë sa kaq shumë kam vuajtyur për ujë në atë lagje sa ti them burrit ik," thonë ato.
Shkojnë me tej kur akuzojnë drejtuesit e ujësjelllësit për afera me ujin e pijshëm.
"E ka shit Bashkim Gjoka në Kogjas me lekë," thonë ato.
Uji thonë se u shkon vetëm natën, kohë e papërshtatshme jo vetëm për dimrin që ka nisur por edhe moshën e shumicës së banorëve që kanë mbetur tashmë në fshat.
Ndryshimi i orarit të furnizimit me ujë është kërkesa e vetme që kanë.
"Ne duam vetëm të ndryshojmë orarin që të mbushim ujë ditën," tha një prej tyre.
Shqetësimin ua përcollën edhe drejtuesve të Ujësjellësit të Durrësit, nga ky jo vetëm nuk u dhanë zgjidhje, por thonë se i pritën me arrogancë.
"Asnjë lloj zgjidhje nuk ka dhanë. Na thanëse do të mbajnë këtë orar që keni. Ky është korrupsioni që bëhet tek uji," thanë ato.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
