Bie nga kati i dytë i banesës, humb jetën e moshuara në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2022, 17:06
Një 68 vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj.
“Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.”, njofton polcia.
Sakaq po ditën e sotme, në Unazë të Re, në Tiranë dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasja B. B., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
