Berisha: Të sjellim shkollat bujqësore të stilit amerikan

Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimine disa laboratorëve në Universitetin Bujqësor të Kamzës, Kryeministri i ka këkruar Ministrit të Arsimit që të projektohet dhe punohet pwr ngritjen e shkollave profesionale bujqësore. Por për ngritjen e këtyre shkollave, tha Kryeministri, duhet ndjekur modeli amerikan , të cilin e cilësoi një model të suksesshëm në këtë drejtim.“Një shqetësim serioz është arsimi i mesëm profesional bujëqësor. Arsimi bujqësor është jetik sot për zhvillimin e vendit, prandaj dhe unë do të kërkroja të bëjmë një projekt për të sjellë shkollat bujqësore të tipit amerikan. Të marrin nga ky vend i madh modelin e shkollave sepse bujqësia amerikane e ka suksesin tek shkolla dhe tek mendja, prandaj dhe prodhojnë shumë më tepër se çdo vend tjetët i planetit. Ne duhet të ndjekim me vendosshmëri shembullin e tyre. Kemi ndërtuar më shumë se 50 laboratorë. Dua t`ju garntoj ju se për qeverinë pajisja e fakulteteve të këtij universiteti me teknologjinë më moderne dhe kjo mbetet një përparësi e madhe” tha Berisha.Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të disa mjediseve dhe laboratorëve të rinj të Universitetit Bujqësor (UBT), në Kamzë. Gjatë 5 viteve të fundit në këtë Universitet janë investuar rreth 86 milionë lekë, në infrastrukturë, modernizimin e mësimdhënies, për projekte të programit kombëtar për kërkim dhe zhvillim, për fondin e ekselencës etj.