Mandarina e Konispolit “peng” i energjisë
Mandarina e Konispolit është një prej produkteve “Made In Albania” që del në tregjet e huaja në këtë kohë të vitit! Por eksportuesit, thonë se problemet me energjinë elektrike gjatë ditëve meë shi janë kthyer në pengesë dhe problem. Edhe banorët e zonës ankohen për ndërprerjet e vazhdueshme gjatë dimrit.
Në Konispol, është periudha e vjeljes së mandarinave, një pjesë e madhe e të cilave shkojnë për tregjet e huaja. Në magazinat e grumbullimit, eksportuesit ankohen se problemet me energjinë elektrike po i vënë në vështirësi.
Eksportuesi: "Duhet zgjidhje sepse është momenti i manderinës e jo sa herë të bie shi ikin dritat. Nuk po kërkojmë as tregje asgjë por të paktën të na lënë dritat të mbulojmë kapacitetet e duhura në bazë të kërkesës në tregun europian.
Thonë se Linja e dobët e energjisë elektrike në Konispol, bën që sa herë moti të përkeqësohet energjia të ndërpritet deri në 50 herë në ditë.
Eksportuesi: "Kërkojmë të bëhet investim në linjën 6 mijë kV. Të bëhet 20 mijë kV.
Për të plotësuar normën e 8 orarëshit punëtorëve në pikat e grumbullimit të mandarinës u duhet të qëndrojnë nga 12-16 orë punë.
Banorët dhe eksportuesit e mandarinave në Konispol kërkojnë investime për rehabilitimin e rrjetit të vjetër të shpërndarjes së energjisë elektrike, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit kryesisht gjatë dimrit.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

