Rama: Vitin tjetër hapet gara për portin e ri në Porto Romano, nisim punën edhe për hekurudhën
Në fjalën e tij nga kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, kryeministri Edi Rama u shpreh se marrëdhëniet e dy vendeve janë të shkëlqyera.
Ai tha se do të nisë shumë shpejt puna për hekurudhën dhe portin e ri të Durrësit, duke shtuar se në fillim të vitit tjetër hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano.
Rama: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë më thjesht të shkëlqyera. Janë edhe produktive më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër. Dhe këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga jo thjesht mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive por edhe nga rritja e aftësisë për të zbatuar në praktikë bashkëpunimin më interes reciprok. Mjafton të shohësh të dhënat e shkëmbimeve tregtare apo abetaren e përbashkët.
Një tjetër ngjarje e rëndësishme dhe e vonuar, por e realizuar. Apo punën e nisur për punët e të ardhmes. Portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën kemi ofertuesit për studimin e fizibilitetit të porositur nga dy qeveritë me vendim të përbashkët. Në fillim të vitit të ardhshëm hapim garën ndërkombëtare për Portin e Ri të Durrësit që do të ndërtohet në Porto Romano dhe në fillim të 6-mujorit të dytë do jemi në kantier në portin e ri të Porto Romano që do të jetë projekt i përbashkët që do të lidhen me Prishtinën dhe Strugë me dy porte të thata.
Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës
Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera

