Kurti citon Ukshin Hotin: Politikanët shqiptarë u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë
Në fjalën e tij në seancën e përbashkët parlamentare Kosovë-Shqipëri, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje dikur ashtu sikurse janë edhe sot.
Ai përmendi edhe mendimtarin Ukshin Hoti i cili thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë.
Kurti: Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit jo për të prishur punë por për të ndihmuar. Na duhet të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit.
Teksa në Evropën Lindore po vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë. Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit. Nesër shënohet 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa sot shënojmë 25 vjetorin e formimit të ushtrisë kombëtare të Kosovës. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ka bërë hapa të dukshme në fusha të ndryshme.
Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës
Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera

