Vasili: Braktisa fjalën e Ramës sepse ai i ka vënë tra Kosovës dhe i shërben Beogradit

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sqaruar se pse e braktisi fjalën e kryeministrit Rama gjatë seancës së përbashkët me Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se Rama duhet të deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur dhe se duhet të heqë traun për motrat dhe vëllezërit e Kosovës.

Vasili shton se Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Vuçiçit duke kontribuar kështu në izolimin e Kosovës.

Rama: Braktisa fjalën e Ramës sot ne Kuvendin e përbashkët Kosove-Shqipëri, sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur qe është tradhtia me e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e beri. Rama duhej te deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetet mysafire nga Kosova kane paguar Ramën dhe oligarkët për te ardhur ne token amë.

Rama u shërben vetëm interesave te Beogradit. Sa kohe te jete Rama kryeministër këto takime do te jene jo te sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit te Kosovës. Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabese antikosove dhe humbi rastin për te shpëlarë disa faje te renda qe bien mbi te.

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës

Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera