Turisti polak në Ksamil: Keni det të mrekullueshëm s'e gjen askund, por kudo ka plehra

Marek është një pushues që zgjedh Ksamilin në prag dimri. Ai vjen nga Polonia dhe pas një turi në Ballkan, ka qëndruar në Ksamil për plazh në qetësi siç thotë ai.

"Kam udhëtuar përgjatë Ballkanit. Në Shqipëri jam prej një muaji. Përshtypja ime për Ksamilin është një det i mrekullueshëm që nuk e gjen në vende të tjera. Një diell dhe det kaq i ngrohtë. Në vendin tim temperaturat mund të jenë 7 -8 gradë dhe qiellin me re"

Për Marek Ksamili është i bukur por ka infrastrukturë të dobët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në Shqipëri keni probleme me plehrat. Gjithandej ka plehra në rrugë e ambiente të ndryshme kudo ku kaloj dhe kjo nuk është gjë e mirë"

Teksa i gjithë vendi ka kaluar ditë problematike si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, Ksamili me diell mirëpret jo pak të huaj që shijojnë plazhin në fund nëntor.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.