Fundjava sjell aksidentet në rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Pjesë makinash si dhe sende personale kjo është ajo së çfarë ka mbetur nga aksidenti me dy të vdekur në mesnatën e së dielës në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas të dhënave në makinën tip Ford udhëtonin 3 persona.

Policia thotë se drejtuesi i automjetit Arbër Tivari 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, ku fatkeqësisht humbi jetën pasagjerja Silva Gjergji si dhe një person tjetër që ishte me ta.

Vetë shoferi ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës.

Ndërkohë një 43-vjeçar mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Rëmbec-Libonik të Maliqit. Shkak dyshohet se ishte humbja e kontrollit duke përfunduar janë rrugës.

Shifrat e aksidenteve në 9 muaj flasin për një numër prej 884 ngjarje rrugore, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 122 persona.

Sipas raporteve 236 aksidente rezultojnë t’i kenë shkaktuar drejtues mjetesh në mosha nga 25 deri ne 34 vjeç. Po ashtu këtë vit 46 drejtues mjetesh janë larguar pasi janë përfshirë në ngjarje rrugore.

Ekspertët këshillojnë që në autoritetet të kenë një vëmendje më të shtuar tek ndriçimi në rrugë, infrastruktura si dhe tek sinjalistika.

Këto tre kritere do të shërbenin në minimizimin e ngjarjeve rrugore.