Dua Lipa shqiptare edhe “me letra”, këngëtarja merr shtetësinë nga Presidenti Begaj

Nga ky moment Dua Lipa është shqiptare edhe me letra.

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare mori të dielën (27 nentor 2022) nënshtetësinë shqiptare.

Presidenti Begaj vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje  të kauzave sociale.

Bajram Begaj: Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare.

Artistja tha se ky është një moment i veçantë në jetën e saj.

Dua Lipa: Eshtë nder shumë i madh për mua dhe familjen time. Faleminderit për këtë mundësi. Tani jemi shqiptarë me letra.

Dua Lipa shqiptare edhe “me letra”, këngëtarja merr
Familja e Dua Lipes ne presidence ne ceremonine e dorezimit te shtesise shqiptare, 27 nentor 2022

Dua Lipa numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.

Ajo do të performojë të hënën në sheshin Skënderbej për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dua Lipa shqiptare edhe “me letra”, këngëtarja merr
Familja e Dua Lipes ne presidence ne ceremonine e dorezimit te shtesise shqiptare, 27 nentor 2022

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.