Rama: Pa LDK dhe UÇK nuk do të kishte pavarësi, Thaçi dhe Rugova dy të munguar të mëdhenj

Në fjalën e tij në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama nuk harroi pa përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se pavarësia e Kosovës nuk m und të vinte pa LDK-në dhe UÇK-së, udke përmedur emrat e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit.

Rama: Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon.

Duke e kthyer fletën tek e sotmja më lejoni të ndaj me ju bindjen se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë me mirë në raport me të huajt, por edhe sot nuk mendoj se janë më mirë në raport me vetveten. Le t’i kthehemi me syrin e mendjes jo vetëm pamjes së sotme të Kosovës të krahasuar me vite më parë.

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera