Lezhë/ Djemtë që akuzohen se përdhunuan minorenen dhe shoku i tyre mbeten në qeli

Gjykata e Lezhës la në burg pa afat dy të rinjtë e dyshuar se abuzuan seksualisht një minorene, dhe shokun e tyre, bashkë me të cilin akuzohen se shpërndanin kokainë në qytet.

Tre të rinjtë që u kapën duke shpërndarë kokainë në Lezhë, 2 prej të cilëve dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur mbetën në qeli.

Indrit Puka, 20 vjeç, Armando Gega, 19 vjeç dhe Klevisian Toni, 20 vjeç, u lanë me masën e sigurisë burg pa afat nga Gjykata e Lezhës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ata u vunë në pranga të premten nga policia e Lezhës pas informacioneve se shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e fshihnin në banesën e një 16-vjeçari të shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve rezultoi se Indrit Puka dhe Armando Gega,  në ambientin e përshtatur si magazinë droge kishin përdhunuar një minorene.

Ishte vetë 15-vjeçarja e cila në prani të prindërve e psikologut denoncoi abuzimin nga dy të rinjtë në Policinë e Lezhës duke rënduar pozitat para ligjit për dy të rinjtë.

Indrit Puka dhe Armando Gega, në këto kushte do të përballen me akuza për përdhunimin e të miturës, dhe shpërndarjen e drogës.

Ndërsa Klevisian Toni dhe 16-vjeçari që u kishte hapur dyer e banesës për veprimtari kriminale akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të narkotikëve

Gjatë aksionit policia e Lezhës sekuestroi një pako të mbushur me kokainë, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.