Merr flakë magazina me ushqime bagëtish në Kurbin, në rrezik edhe banesat pranë

Një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë është djegur nga flakët mesditën e sotme në një fshat të Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë të Kurbinit, ndërsa flakët janë duke rrezikuar edhe tre banesa që ndodhen pranë magazinës ushqimore.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe pronarët e magazinës dhe banorë të zonës, ndërsa mësohet se flakët kanë prekur pjesë të këtyre banesave.

Merr flakë magazina me ushqime bagëtish në Kurbin, në rrezik