Kusari Lila: Pamja më e bukur në botë, emocion i madh të flasim në Kuvendin e Shqipërisë
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka qenë ndër deputetet më entuziaste që foli sot në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.
Ajo tha se përballë kishte pamjen më të bukur në botë duke shtuar se nuk tregohet pesha e emocionit për ata nga Kosova që flasin në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.
Kusari Lila: Një pamje impozante, pamja më e bukur në botë. Faleminderit se kolegët e mirë deri më tani nuk e treguam peshën e emocionit që ndiejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.
Për më shumë se për formën kjo ditë dhe çdo ditë tjetër e angazhimit tonë duhet të jetë me përmbajtjen e punë edhe përpjekjeve tona për hapësirën tonë shqiptare. Për mua si një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjakovë, e ushqyer me mësimet se kufiri përveçse i përkohshëm, asnjë status tjetër nuk e ka, nuk kam arritur asnjëherë të projektoj zhvillimin e Malësisë pa tërësinë e saj.
Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës
Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera

