Doda: Kuvendit i mungojë sot liderat e UÇK-së, Presheva rrezikon të kthehet në Çamëri të dytë

Kryetarja e Grupit Parlamentar Për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda u shpreh se shteti i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të punojë për shqiptarët e lënë jashtë kufijve.

Ajo tha se ajo sallë ka mungesa të mëdha, duke theksuar krerët e UÇK që janë në Hagë dhe është momenti për të thënë që lufta e tyre ishte e lavdishme.

Po ashtu, Doda theksoi se Sot kemi Shqipërinë politike e cila rrethohet me shqiptarë në të gjithin kufirin e saj politik dhe se Preshva rrezikon të kthehet në Çamëri të Dytë.

Doda: Sot nga kjo sallë duhet të kujtojmë se Shqipëria nuk është ajo që la plaku i urtë Ismail Qemali. Shteti i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të punojë për shqiptarët e lënë jashtë kufijve. Sot kjo sallë ka mungesa të mëdha. Krerët e UÇK që janë në Hagë dhe është momenti për të thënë që lufta e tyre ishte e lavdishme.

Sot kemi Shqipërinë politike e cila rrethohet me shqiptarë në të gjithin kufirin e saj politik. Kemi Preshvën e cila rrezikon të kthehet në Çamëri të dytë. Më së fundmi më lejoni të kujtoj se kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë të cilët janë të akuzuar në Hagë. Ne sot pushojmë së qenit politikanë dhe mbrojmë luftën e heronjve tanë. Kosova dhe beteja e saj për liri janë fitoret tona të jashtëzakonshme në këtë mijëvjeçar.