Kurti: Gëzuar festën e shenjtë të Pavarësisë, të bëhemi bashkë jo vetëm në kremtime

Në fjalën e tij në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë.

Kurti tha se duhet të gëzohen kur përfshihen në çështjet publike të njëri-tjetrit dhe se vendet duhen bërë bashkë jo vetme në festa.

Kurti: Gëzuar festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar. Deklarata e pavarësisë e evidenton Ismail Qemalin si prijës dhe deklarata është shkuar nga ministri i parë i Arsimit Luigj Gurakuqi. Ai kërkonte bashkim kundër çdo pushtuesi dhe thoshte se kjo ditë duhet të jetë një ditë gëzimi dhe pendimi e reflektimi.

Duhet të gëzohemi kur përfshihemi në çështjet publike të njëri-tjetrit. Hapësirat tonë publike nuk janë çifligje private, por kështjella të përbashkëta. Ne duhet të bëhemi bashkë jo vetëm në kremtime festash. Duhet të punojmë bashkë dhe të ndajmë ide dhe kritika.

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera