Rruga e “llucës” në Lezhë, banorët tek ish-fabrika e Letrës: Na duhet avion për të lëvizur
Banorët e lagjes tek ish Fabrika e Letrës në Lezhë denoncojnë mungesën e investimeve në infrastrukturë! Në dimër, rrugët i mbulon lluca, ndaj ata me ironi thonë se u duhet avion për të dalë nga shtëpia.
Dimri është i vështirë për banorët e zonës pranë ish fabrikës së letrës në Lezhë.
Pas reshjeve të shiut, rruga kthehet në një pellg me ujë e baltë.
E tillë mbetet për një kohë të gjatë.
“Duket vetë rruga, mblidhet i gjithë uji këtu.”
Këmbësorët duhet të ruajnë ekuilibrin mbi bordura ose përndryshe duhet ti zhysin këmbët në llucë për të dale ose për tu rikthyer në shtëpi.
“Fëmijët deri në krah duhet me e çuar në shkollë.”
Janë rreth 700 metra rrugë në një lagje që ndodhet jo shumë larg qendrës së Lezhës.
“Nuk ka marrë tentativë kush për ne. Jemi vandali këtu, por nuk pyet njeri.”
Në bashkinë e Lezhës thonë se po vlerësojnë të gjitha rrugët problematike në qytet për të parë mundësinë e ndërhyrjeve me fondet e veta.
