Protesta e 6 dhjetorit do të bëhet, Berisha: Rama s'e ndal dot. Bulevardi do mbushet si kurrë më parë
Sali Berisha ka shprehur vendosmërinë për të zhvilluar protestën e 6 dhjetorit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë, duke mosnjohur vendimin e drejtorit të policies së Tiranës.
Sali Berisha: Policia e shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën. Unë i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat e qytetarëve. Krahas saj ka vendimi të Gjykatës Kushtetuese ku cakton se protestuesi nuk ka detyrim të njoftojë policinë.
Policia e Shtetit, nuk është policia por Edi Rama po e trajton samitin e liderëve të BE-së sikur të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, ndërkohë që të gjithë ata që vijnë përveç Edi Ramës janë shtetarë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve. Refuzimi është I paqenë, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që më datën 6 dhjetor ora 12:00 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij. S’ka forcë në botë që e ndalon. Hiq dorë se nuk e pengon dot protestën, por se përgjegjësitë do bien mbi ty" tha Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në facebook dhe vjen një ditë pasi policia mori vendim për të ndaluar protestën e opozitës në shesh.
Sipas Berishës, gjatë ditës së samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, do të shikohet vendosmëria e qytetarëve.
Do të buçasin thirrjet:
"E duam Shqipërinë si Europa"
"Edi Rama dhe Narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë"
"Edi Rama kryehajduti i Europës dhe botës"
"Edi Rama dhunuesi kryesor i votës"
"Edi Rama tradhëtar dhe vasal i Vuçiç"
A do ketë revolta e greva si në 1991 kur ishte në pushtet qeveria Nano?
Sali Berisha: Me protestat e opozitës është arritur të dridhet në themele regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës. Bie dakord që forma të ndryshme të mosbindjes civile janë jetike për ti dhënë përgjigje të merituar këtij regjimi, por ne jemi angazhuar dhe në procesin e primareve që përbëjnë ndryshimin më madhor në 30 vitet e fundit.
Por Tirana nuk do të jetë qyteti i vetëmku opozita do të protestojë. Berisha paralajmëroi gjithashtu edhe një tubim masiv në Durrës, kundër aferës së projektit të portit.
Sali Berisha: “Do të jetë protestë e fuqishme”
Ndërkaq përplasjet brenda PD tregojnë se palët janë shumë larg bashkimit, Berisha ka dhënë edhe assyet se përse nuk përjashtohet Alibeaj dhe deputetët e tjerë kundër tij.
Sali Berisha: “Ne hoqëm nga statuti i PD-së nenin e përjashtimit, por kemi edhe një nen që lejon cilido që nuk bie dakord me qëndrime të caktuara, të krijojë fraksion brenda PD-së.”
Më tej Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se një nga ligjet e para që do të anulohet me të ardhur në qeveri do të jetë ligji i investimeve strategjike
Garantoj investitorët strategjikë se pronat e vjedhurave pronarëve të vërtetë do u konfiskohen dhe do u kthehen pronarëve të tyre. Asnjë investitor strategjik të mos investojë e ndërtojë mbi pronën e tjetrit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

