Ora Investigim/ OST bën ‘pis’ projektin gjerman. Zapton prona dhe nuk njeh çertifikata pronësie

Ora investigim ka denoncuar shkeljet flagrante të OST, e cila  pasi shkatërron  gardhin dhe te mbjellat në një pronë private, fillon punimet për vendosjen e shtylles të tensionit  lartë pa njoftuar dhe konpensuar pronarët e tokës. 

 ‘Ora investigim’ bëri të mundur  ndërprerjen e punimeve deri në  verifikimin e dokumentacionit. 

Me pas kemi kërkuar informacion nga OST në lidhje me këtë rast. Në përgjigjen e kthyer na sqarohet se punimet po kryhen në pasurinë 212/17 në emër të një tjeter pronari. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në këto kushte ndodhemi përpara nje shkelje flagrante sepse  sipas dokumentave zyrtare OST po e vendos shtyllën në pasurinë 212/17 por  faktikisht në terren shtylla po vendoset në  pasurine  212/17/1 pronare e së cilës është zonja Nazmie Pasmaçiu. 

 Më  pas kjo çështje kalon në gjykatë ku juristja e OST shprehet se janë njoftuar të gjithë pronarët e tokave ku do vendosen shtyllat e tensionit të lartë, përveç familjes Pasmaçiu, por faktet flasin ndryshe. 

Banorët: “Ne nuk jemi njoftuar fare për linjën dhe nuk na tregojnë lejen. Është e sigurtë që nuk na ka ardhur asnjë shkresë. Na erdhën e na thanë se do vihej një shtyllë. Ne e denoncuam”

Momentalisht firma zbatuese e projektit i ka pezulluar punimet, por nga ana tjeter pronarët e truallit me çertifikatë pronësie në dorë  përplasen dyerve të gjykatës për t’i vërtetuar kesaj të fundit se punimet po zhvillohen  në pronën e tyre. 


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.