Arrestohen hajdutët serialë në Lezhë e Laç

Policia e Lezhës informon se ka zbardhur një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti në Lezhë e Laç si dhe ka vënë në pranga 3 autorët.

Të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Hera e fundit që kishin kryer vjedhje ishte 6 ditë më parë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

- Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022,  ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

- Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022,  ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

- A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

•Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;

•Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;

•Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.

Operacioni u kodua “serlial”