Kokaina nga Kolumbia, lihen në burg të arrestuarit. Çevernaku mohon akuzat: Porosita pleh organik
Gjykata e Posaçme rikonfirmoi sot masat e sigurisë "arrest në burg" për 10 personat e arrestuar për laboratorin e Fierit.
Ndërkohë të arrestuarit mohuan akuzat se kanë qenë pjesë e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri ndonëse prokuroria prentendon të kundërtën.
Personi që akuzohet se ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike në thasët me pleh.
Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik.
Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.
Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë.
Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.
Sekuestrimi i kokaines perzier me pleh
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur dje se sasia e drogës e cila dyshohet se ishte përzier në 24 tonë pleh kimik mund të arrijë në 430 kilogramë kokainë dhe vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milion euro.
Mes të arrestuarve bëhet fjalë për ish-kreun e komunës së Fratarit në Fier Viktor Cernavaku. Aktualisht ai mban detyrën e drejtori të drejtorisë së OSHEE në Fier.
Më herët Çervanaku ka qenë funksionar i Partisë Socialiste për zonën e Fierit e po ashtu pjese e proceseve gjyqësore për vrasjen e Faik Myrtaj me 21 Janar.
Sipas policisë, jo më pak i rëndësishëm mes personave në hetim është edhe i vëllai i tij. Zenel Çervanaku i njohur si biznesmen me aktivitet në disa sektorë, dyshohet si personi që ka kryer edhe porosinë e ngarkesës me kokainë nëpërmjet kompaninë e tij.
Mes personave në hetim është edhe djalin i Viktorit, Denilson Cervanku, i cili rezulton i federuar edhe si futbollist si dhe e fejuara e tij Enxhi.
25-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos dhe disa klubeve të tjera. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017.
Julian Malaj është një tjetër personazh i arrestuar për llogari të SPAK. Sipas të dhënave ai më herët ka qenë në procedim pasi ka mjekuar Nuredin Dumanin.
Personi që dyshohet se ka rol kyç në këtë veprimtari është Klajdi Kodra i cili njihet edhe me mbiemrin Vironi. Sipas të dhënave të policisë ai është i pari i arrestuar për laboratorin e kokainës.
Sipas përgjimeve Kodra kishte marrë përsipër të ruante ngarkesën dhe të shiste drogën ndërkohë që u arrestua në rrugën e Arbrit më dy pistoleta.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
