Përgjimi i Ballës, Gjokutaj: Kjo politikë, "mitra" e të gjithë problemeve. Pse afera del pas 6 vitesh?

Taulant Balla, deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh ish-koordinator i kësaj partie në qarkun e Elbasanit, rezulton të jetë vënë në përgjim nga prokuroria e këtij qyteti. Përgjimi i deputetit Balla ka zgjatur vetëm dy ditë, dhe një gjë e tillë ka ndodhur pas masakrës së 3 shkurtit 2016 që ndodhi ndaj familjes “Çapja” në Elbasan.

Por pas këtyre dy ditëve,  gjykata ka vendosur në datën 17 shkurt 2016, asgjësimin e disketës që përmbante 46 orë e 50 minuta përgjim.

Juristi, Genc Gjokutaj, për Rtv Ora  thotë se prokurori çon në gjykatë përgjimin janë rastet kur përgjimi është i vlefshëm për akuzën.

Gjokutaj: Këtu ndërthuren politika dhe drejtësia. Një prokuror që vë në përgjim një politikan apo subjekt nëse ky përgjim ka rezultat, e implikon politikanin, flitet për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, kjo CD çohet në gjykatë. Duhet sqaruar çfarë ka mbartur ky përgjim se thuhet se prokurori e ka çuar në gjykatë.Rastet kur prokurori çon në gjykatë përgjimin janë rastet kur përgjimi është i vlefshëm për akuzën. Përgjimi është audio dhe kthehet në formë të shkruar dhe në mos gjatë hetimit, në fund i komunikohet dhe mbrojtjes. Duhet të dimë se çfarë është lënda e përgjimit, e dyta çfarë ka dashur të provojë prokurori që e ka çuar në gjykatë dhe gjykata ka vendosur asgjesimin, është një kontraditë shumë e madhe.

Gjokutaj shkon dhe më tej kur pyet nëse ky përgjim që është asgjesuar në fund të gjykimit, a është dëgjuar në gjykatë?

Gjokutaj: Jemi para një pretendimi ku thuhet se Taulant Balla ka urdhëruar vrasjen. Çfarë indicie kemi mbi këtë çështje? Kam lexuar se nga gjykata nuk është asgjesuar vetëm CD por dhe serveri, kjo do hetuar. Nuk i lejoj vetes të shkoj në një fiasko, sigurisht është shqetësim shumë i madh ky atribuim që e bën Çapja por që sigurisht është një i pandehur dhe thëniet e tij duhet të merren në harmoni me provat e tjera. Por ka një problem, ky përgjim është dëgjuar në gjykatë? Sepse në fund të gjykimit është asgjesuar. Flasim për vitin 2016.

Sipas avokatit këtë çështje duhet ta marrë në dorë drejtësia dhe të bëjë transparencë rreth saj.

Gjokutaj: Nuk është shqetësuese të vihet një politikan në gjykim, kjo politikë është 'mitra' e gjithë problemeve në Shqipëri. Drejtësia sot ka marrë yrysh në favor të politikës. Këtë çështje duhet ta marrë në dorë drejtësia dhe të bëjë transparencë. Si ka mundësi një aferë e tillë të dalë pas 6 vitesh?