Nuk i "qasi" për investimet strategjike, Bardhi: Kush e detyroi Kushtetuesen të lajthisë për llogari të oligarkëve?!

Deputeti, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi të mos shqyrtojë kërkesën e demokratëve për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike.

Në një postim në facebook, Bardhi thotë se guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike.

Sipas tij, ky është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.

"Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë. Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje".

"Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve" pyet Bardhi  teksa bën publik disa vendime të GJK për interpretimin e Kushtetutës me kërkesë të 1/5 së deputetëve.

Nuk i "qasi" për investimet strategjike, Bardhi: Kush e detyroiNuk i "qasi" për investimet strategjike, Bardhi: Kush e detyroi