Droga në Fier, Çuçi: Sukses i policisë, asnjë kompromis me krimin dhe me ata që shkelin ligjin
Përmes një reagimi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar si sukses finalizimin e operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier.
Sipas tij, kjo është një provë e Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit nga ana e policisë.
Ai shton se nuk do të ketë asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të dhe blutë do të jenë frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri.
Çuçi: Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit. Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion.

