Berisha paralajmëron protestë të fuqishme edhe në Durrës: S' i dorëzojmë portin Edit e Olsi Ramës

Kryetari i PD-së paralajmëron dhe një protestë të fuqishme në Durrës ku pas mesnatës së 24 nëntorit 2022 socialistët përdorën kartonat për projektligjin për ndërtimin e portit të marinës dhe jahteve në Durrës në të njëjtin vend, ku gjendet aktualisht porti tregtar.

"Do të ndodhë. Do të jetë protestë shumë e fuqishme. Durrësi nuk do të mund të dorëzojë kurrë portin e tij që ka qenë arteria e tij. Ata që mendojnë ta shndërrojnë në pronë private, Edi Rama, Olsi Rama e kompani nuk do të arrijnë kurrë projektin ogurzi për ti marrë Durrësin e Shqipërisë pasurinë më të çuar që ato kanë” tha Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në facebook.

Marrëveshja kuadër midis qeverisë shqiptare dhe kompanive Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit” hyri në Kuvend me procedurë të përshpejtuar dhe u debatua me tone të ashpra mes shumicës dhe opozitës dhe me argumenta krejt të kundërta.