I moshuari ndërroi jetë në spital pas aksidentit, arrestohet shoferi në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2022, 19:46
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Fier. Policia e Fierit ka arrestuar një 56-vjeçar si autor i aksidentimit me vdekje të një të moshuari.
Në pranga ra shtetasi P. L., banues në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në aksin rrugor "Fier-Levan", ku automjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.

