Laboratori me kokainë, Softa: Shqipëria vend i varfër, grupet kriminale janë forcuar dhe zgjeruar

Prokuroria e Posaçme publikoi rezultatet e aksionit që zbuloi laboratorin me 430 kilogramë kokainë në Fier. Në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa hetimi ka nisur në maj të këtij viti pas zbulimit të ngarkesës në Mal të Zi. 

Fatjon Softa, ekspert sigurie në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se grupet kriminale janë forcuar shumë dhe janë zgjeruar në aktivitetitn e tyre.

Fatjon Softa: Grupet kriminale janë forcuar shumë dhe janë zgjeruar në aktivitetin e tyre. Vjen dhe rritet forca e tyre financiare vjen dhe rritet dhe forca për shkak të tërheqjes në grupet e tyre të personave të ndryshëm që rekruton. Fakti që po zbulohen është një gjë pozitive pasi tregon se po punon policia dhe patjetër institucionet e reja të drejtësisë po japin treguesit e parë pozitiv. Nuk është vetëm kjo. Fakti që po hyn sasi e madhe parash po hyjnë sasi të mëdha droge nuk janë element që krijojnë besueshmëri se u godit koka e krimit se u goditën personat kryesor. Deri tani tregon se është nivel i ulët.  Nëse shikojmë një të ri që ka një makinë luksoze, që ka një vilë luksoze ka dyshime se si është vënë kjo pasuri.

Teksa i referohej aksionit që zbuloi laboratorin me 430 kilogramë kokainë në Fier  Softa tha se kjo sasi e madhe kokaine do të përgatitet ambalazhohet e të dalë në tregun europian dhe sipas tij lidhjet janë dhe në nivel ndërkombëtar.

Fatjon Softa: Shqipëria është një vend i varfër. Patjetër ka dhe ekstreme por numri i njerëzve që mund ti përdorin këto lëndë është fare, fare simbolike në raport me sasinë e madhe që hyn në territorin shqiptar. Dhe kjo sasi e madhe kokaine do të përgatitet ambalazhohet e të dalë në tregun europian. Këto janë lidhje që kanë lidhje dhe në organet e kalimit kufitar dhe në vende ndërkombëtare pasi ka pritës është një vend destinacioni. Shqipëria shërben si rrugë kalimi pasi shpesh shkëmben drogërat  e lehta me drogërat e rënda duke u favorizuar dhe nga pozicioni i saj.  Ky hetim do të tregojë se çfarë fshihet pas këtij grupi. 10 veta nuk mund të kenë një organizim të kësaj natyre.