Kokaina nga Kolumbia në Shqipëri, 10 të arrestuarit dalin sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie
Gjykata e Posaçme ka nisur verifikimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit në lidhje me akuzat për “grup të strukturuar kriminal” Dhe “trafik ndërkombëtar droge”
Të arrestuarit janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në ambientet e gjykatës ka efektivë të policisë.
Avokatët pritet të japin pretendimet gjithashtu dhe të arrestuarit do të japin deklarimet e tyre lidhur me akuzat, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Si provë prokuroria ka dhe shumë përgjime që vërtetojnë si funksiononte grupi kriminal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur dje se sasia e drogës e cila dyshohet se ishte përzier në 24 tonë pleh kimik mund të arrijë në 430 kilogramë kokainë dhe vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milion euro.
Mes të arrestuarve bëhet fjalë për ish-kreun e komunës së Fratarit në Fier Viktor Cernavaku. Aktualisht ai mban detyrën e drejtori të drejtorisë së OSHEE në Fier.
Më herët Çervanaku ka qenë funksionar i Partisë Socialiste për zonën e Fierit e po ashtu pjese e proceseve gjyqësore për vrasjen e Faik Myrtaj me 21 Janar.
Sipas policisë, jo më pak i rëndësishëm mes personave në hetim është edhe i vëllai i tij. Zenel Çervanaku i njohur si biznesmen me aktivitet në disa sektorë, dyshohet si personi që ka kryer edhe porosinë e ngarkesës me kokainë nëpërmjet kompaninë e tij.
Mes personave në hetim është edhe djalin i Viktorit, Denilson Cervanku, i cili rezulton i federuar edhe si futbollist si dhe e fejuara e tij Enxhi.
25-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos dhe disa klubeve të tjera. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017.
Julian Malaj është një tjetër personazh i arrestuar për llogari të SPAK. Sipas të dhënave ai më herët ka qenë në procedim pasi ka mjekuar Nuredin Dumanin.
Personi që dyshohet se ka rol kyç në këtë veprimtari është Klajdi Kodra i cili njihet edhe me mbiemrin Vironi. Sipas të dhënave të policisë ai është i pari i arrestuar për laboratorin e kokainës.
Sipas përgjimeve Kodra kishte marrë përsipër të ruante ngarkesën dhe të shiste drogën ndërkohë që u arrestua në rrugën e Arbrit më dy pistoleta.
Te arrestuar ne operacionin e 24 nentorit 2022
1- Viktor Çervanaku: Drejtor në Drejtorinë e OSHEE-së, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe
2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit
3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit
4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit
5- Nikolin Gjolena
6- Klajdi Vrioni (Kodra)
7- Julian Malaj
8- Redion Meshi
9- Bledar Matoshi
10- Marildo Rona
Ndërkohë i shpallur në kërkim është shtetasi kolumbian i cili kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik ku ishte përzier.
