Tiranë/ Një polic bashkiak, tjetri i patrullës arrestohen se i morën para me forcë dy shtetasve tek Liqeni Artificial

Dy  punonjës policie, njëri I policisë bashkiake dhe tjetri iI patrullës së komariatit nr 1 janë arrestuar pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash dy shtetasve në zonën e Liqenit artificial në Tiranë.

Mësohet se dy shtetasit kanë depozituar kallëzim  në polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit: Saimir Muzikanti 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxhio Cani, 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

"Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat" informoi sot policia e Tiranes.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Për punonjësin e policisë kanë nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin e tij nga Policia