Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, familje të tëra në Durrës ende pa kulm mbi kokë

Tre vite nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin tonë në 2019, gjurmët e asaj fatkeqësie janë të qarta në Durrës. 51 viktima, qindra të plagosur, mijëra shtëpi e pallate të shkatërruara ishte bilaci i kësaj fatkeqësie. Për 3 vitete e fundit, qeveria ka pasur si prioritet të lartë rindërtimin e vendit. Por siç duket jo gjithçka ka shkuar siç duhet, propaganda nuk e ka treguar realitetin, pasi familje të tëra ende nuk nuk kanë një kulm mbi kokë.

Lëkundjet shkatërruese të mëngjesit të 26 nëntorit të 2019, I shkatërruan shtëpinë Shpresa Guçes.

Janë bërë tanimë 3 vite që ajo dhe mbesat e saj të mitura, jetojnë në këtë kontenjer.

Shpresa Guçe: “Gjëndja ime as nuk ka për tu rregulluar ndonjëherë. Kryetarja e bashkisë erdhi e më premtoi por më gënjeu”

Jetesa ka qenë e veshtirë këto vite për të .

Institucionet thotë ajo që nuk i janë gjetur pranë në asnjë moment.

Shpresa Guçe: “Jemi me fëmijë të vegjël. Po sëmuremi dita ditës. Ky është krim i madh”.

Edhe pas 3 vitesh nga tërmetim, gjurmët e asj fatkeqësie janë ende prezente.

Shtëpi e pallate janë të shkatërruara, dhe banorët janë të paqartë se çfarë do të ndodh.

Banori: “Na thonë s’ka ardhur fondi. Prit se do e rregullojmë”

Gishtin e akuzën e drejtojnë nga shteti.

Banorja: Kaluan 3 vjet por ne e nisëm nga e para. Ankohemi por na thonë s’ka fond, e tani na thonë do prishen”

51 persona humbën jetën në të gjithë vendin nga lëkundjet e 3 viteve më parë, qindra të tjerë u plagosën, e mijëra mbetën pa kulm mbi kokë.

Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, familje të tëra në

Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, familje të tëra në

Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, familje të tëra në

Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, familje të tëra në

Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, familje të tëra në

Tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit, familje të tëra në


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.