Ballkani i Hapur shqetëson Europën/ “Rama në shërbim interesave Serbe”, Bumçi: Nuk fituam asgjë, izoluam Kosovën

Sot parlamenti Europian me një rezolutë doli hapur kundër Ballkanit të Hapur.

Anëtari i kryesisë së PD Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me këtë qëndrim të BE.

Çfarë do të thotë kjo rezolutë?

Aldo Bumçi: Rezoluta është shumë e qartë. Sjell në vëmendje disa element të rëndësishëm dhe tregon se ka një rigjallërim të vullnetit të BE për zgjerim. Tjetra është që do ti ndërpriten fondet Serbisë nëse nuk vijon në të njëjtën linjë me sanksionet e BE ndaj Rusisë.  Kjo nismë (Ballkani i Hapur) është bërë për të izoluar Kosovën nuk i shërben interesit të Shqipërisë. Kjo nismë ishte në interes të Serbisë, kjo nuk i shërben as vizionit të BE për rajonit, nuk është në interes të Kosovës. Brenda Shqipërisë opozita ka qenë kundër kësaj nisme. Edi Rama kujt i ka shërbyer duke ndjekur një nismë që nuk është në interes të shqiptarëve? Përgjigja është, që i ka shërbyer interesit të Serbisë. Kjo sipas BE ishte për të krijuar një realitet jashtë europian.

BE sheh influencë të drejtpërdrejtë ruse në Ballkanin Perëndimor e konkretisht në Shqipëri?

Aldo Bumçi: Qartazi ishin kudër kësaj nisme. Kjo nismë mori jetë nga kërkesa e Serbisë. Ata duan të krijojnë një hapsirë ku BE nuk vjen me vlerat e saj demokratike. Serbia nuk është një vend që është vendosur qartazi me perëndimin, nuk e shikon NATO-n si organizatë me përfitim, nuk u është bashkangjitur sanksioneve për Rusinë. Nuk kemi fituar asgjë, kemi izoluar Kosovën, kemi krijuar një situatë aspak të favorshme. Në këto momente Kosova ka nevojë për mbështetje nga Shqipëria. Rama e ndjente veten më mirë krah Vuçiç sesa krah Kurtit. Rama qartësisht e ka lidhur karrigen e tij jo në interes të shqiptarëve. Rama i ka dhënë Vuçiç kapital politik duke e nxjerrë si përkrahës të paqes. Rama kritikonte kryeministrat e Kosovës e ka bërë jo vetëm me Kurtin por dhe me Haradinaj. Është një shërbim që i ka bërë interesave Serbe në dëm të shqiptarëve.