Policia s' jep leje për protestën e 6 dhjetorit, Reagon PD: S'e ndalon dot

Policia ka vendosur të ndalojë tubimin e opozitës të thirrur në Tiranë me 6 dhjetor . Në një shkresë të posaçme dërguar Partisë Demokratike, Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika argumenton vendimim me faktin se  nga ora 12:00 deri ne oren 16:00, sheshet dhe rruget e kryesore të Tiranës ku sipas njoftimit të  PD-së është parashikuar të mbahet protesta,  janë zonë me perimetër sigurie.

Zhvillimi i tubimit brenda ketij perimetri pengon zhvillimin normal të samitit dhe përbën rrezik real për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike, shkruan drejtori i Policisë së Tiranës.

Partia Demokratike në përgjigje të këtij njoftimi bëri të ditur askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Drejtuesit e opozitës përmendin vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka përcaktuar se është i panevojshem autorizimi nga policia për tubimet. Në bazë të ligjeve te vendit çdokush që thërret një protestë ka detyrim vetëm të njoftojë policinë.

PERIMETRI I SIGURISË SIPAS POLICISE

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshi sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga “Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagami”.

“Rruga “Papa Gjon Pali II” në të gjithë gjatësinë e saj, rruga “Asim Zeneli”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga “Fatmir Haxhiu”.

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rugova”.