I kërkuar nga Italia për vjedhje me pasoja të rënda, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është arrestuar në Bubq nga policia, i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar "Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit E. Sh, banues në Bubq, Krujë.
Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

