Emergjencat Civile ishin paralajmëruar se do ketë përmbytje në Shkodër e Lezhë, rreziku nuk ka përfunduar
Pas një qetësimi të hënën reshjet e shiut do të rikthehen intensive dhe në formën e shtrëngatave ditën e martë. Problematike situata parashikohet në qarqet Shkodër dhe Lezhë në veri si dhe në Vlorë e Gjirokastër në jug. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se në Alpe në mbi 1 mijë metra lartësi do të ketë reshje bore. Përmirësime do të ketë pas ditës së mërkurë. Por teksa reshjet do të ndërpriten, nga enjtja do të ketë ulje të temperaturave me të paktën 5 Gradë Celcius.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se rreziku nuk ka përfunduar. Në një intervistë për gazetaren e Ora News, Nertila Dosti Anira Gjoni tregon se reshjet do të kenë intensitet mbrëmjen e së martës çka do të përkeqësojnë situatën sidomos në Shkodër dhe në Lezhë.
Ora News: Si do të jetë moti sot? A do kete reshje intensive?
Anira Gjoni Presim të kemi reshje të dobëta në të gjithë territorin e Shqipërisë por gjatë ditës së nesërme, të martën nga fundi I ditës dhe të mërkurën në mesditë do të ketë shtim të sasisë së reshjeve.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet të jenë në nivele intensive, të cilat duke iu bashkuar sasisë së akumuluar të reshjeve gjatë këtyre ditëve mund të shtojë problematikat.
Ora News: Qarqet më problematike?
Anira Gjoni: Për veriun ngelet Shkodra e Lezha. Ne e kishim dhënë javën e kaluar paralajmërimin që në fundjavë prisnim të kishim një situatë të tillë të shkaktuar nga reshjet. Është bërë raportimi për Agjencinë kombëtare të Emergjencave Civile dhe institucioneve të tjera dhe ashtu siç kishim paralajmëruar se piku të ndodhte më 20 nëntor në mesditë ashtu ndodhi.
Ora News: Të martën rikthehet rreziku dhe për jugun
Anira Gjoni: Intensiteti shtohet të martën në mbrëmje dhe në mënyrën në mëngjes. Qarqet Vlorë e Gjirokastër pritet të ketë reshje intensive. Ç’ka do të thotë shtohet rreziku për situate përmbytjes
Ora News: Kur pritet të ketë ndërprerje të reshjeve?
Anira Gjoni: Të mërkurën pasdite presim rënie të intensitetit të reshjeve. Të enjten nuk do ketë reshje, pra përmirësim gradual të situatës.
Ora News: Po temperaturat?
Anira Gjoni: Dita e enjte do të shoqërohet me rënie të lehtë të temperaturave.