Montreal, parada e Santa Clausit, rikthehet parakalimi tradicional dy vite pas pandemisë
Pas një ndërprerje për shkak të pandemisë COVID-19, Parada e Santa Claus u kthye në Montreal, teksa shënohet 70-vjetori i ngjarjes tradicionale të fundvitit. Më qindra njerëz ndoqën nga afër kërcimet dhe akrobacitë e përgatitura në prag të festave të fundvitit.

Pas një ndërprerje për shkak të pandemisë COVID-19, Parada e Santa Claus u kthye në Montreal, teksa shënohet 70-vjetori i ngjarjes tradicionale të fundvitit.
Glenn Castanheira,drejtor ekzekutiv i Montreal Centre-Ville, u shpreh se qëllimi "janë veçanërisht kujtimet që duam që njerëzit të krijojnë për këto momente të mrekullueshme në qytet."
Për herë të parë këtë vit paradës së Santa Claus i janë bashkuar edhe dy fëmijë, 1 dhe 3 vjeçarë.
“Çdo vit nuk mund ta shoh paradën e Babagjyshit sepse jam e zënë me punë. Kështu që i thashë vajzës sime, nuk do ta humbasim këtë ditë këtë vit, sepse është një ditë e veçantë për të gjithë,” tha Sheila Villanueva nga Otawa.
Familjet u dyndën në qendrën e qytetit nga i gjithë Quebec dhe madje edhe Ontario.
Një flotë automjetesh elektrike parakaloi përmes rrugës prej 2.6 kilometrash për herë të parë.
Rikthimi i paradës shfaqi një zanë magjepsëse. Drag queen Barbada tha se ishte e nderuar të luante këtë rol.
“Jam shumë e lumtur që mund të tregojmë diversitet,” tha ajo për Global News.
Më shumë se 400,000 njerëz u mblodhën për të parë paradën, duke rindezur traditat e vjetra.

